Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

Publikuar më:

Kompania e njohur e mbilieve “Loni Dekor” ka lansuar me sukses AI – Intelegjencën Artificiale të brendshme nga gjithsej 4 që janë në fazë implementimi.

Sipas njoftimit këto inteligjenca artificiale janë ndërtuar posaçërisht për nevojat e kompanisë dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në automatizimin, standardizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës – nga dizajni dhe inxhinieria, deri te menaxhimi dhe vendimmarrja.

Njoftimi i plotë:

Teknologjia nuk është e ardhmja – ajo është tashmë pjesë e përditshmërisë sonë.

Pas një periudhe të gjatë pune, analize dhe zhvillimi, sot kemi arritur një moment të rëndësishëm për kompaninë tonë.

Loni Dekor – ka lansuar me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme, nga gjithsej [4] që janë në fazë implementimi.

Këto inteligjenca artificiale janë ndërtuar posaçërisht për nevojat e kompanisë sonë dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në automatizimin, standardizimin dhe digjitalizimin e proceseve tona të punës – nga dizajni dhe inxhinieria, deri te menaxhimi dhe vendimmarrja.

Ky është vetëm hapi i parë.
Qëllimi ynë është të krijojmë një ekosistem inteligjent që :

• Zvogëlon gabimet njerëzore,
• Rrit efikasitetin,
• Përshpejton proceset, dhe sjell inovacion real në industrinë e prodhimit të mobiljeve.

Loni Dekor – vazhdon të investojë në inovacion, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

#LoniDekor #forlifescomfort #AI

JU REKOMANDOJMË