Lloçi deri në fyt në Mitrovicë, Agim Bahtiri merret me “Minishengenin” e Ramës dhe Vuçiqit

Publikuar më:

Në kohën kur lloçi ka mbuluar disa pjesë të qytetit, kryetari i Komunës po merret me politika rajonale, duke kritikuar “Minishengenin”.


“Jepi zë” raportoi sot për një rrugë që prej disa vitesh gjendet në gjendje të mjerueshme, e po ashtu në vazhdimësi ka raportuar për situatën në disa pjesë të qytetit. Por, Agim Bahtiri po vazhdon të merret me gjëra të tjera.

Zyrtari i VV-së ka kritikuar kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilët thotë se për agjenda personale po hyjnë në marrëveshje me Serbinë në dëm të Kosovës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Më shumë se për “mini-shengen” me Serbinë, Shqipëria duhet të kujdeset që të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Kosovën, duke mos vendosur tarifa rrugore e barriera doganore. Kur të arrihet lëvizje e plot e lirë mes shqiptarëve të dy shteteve, atëherë Shqipëria dhe Kosova në koordinim me njëra tjetrën duhet ta lehtësojnë qarkullimin kufitar me shtetet mike rajonale.

Përderisa shteti i Serbisë i udhëhequr nga Vuçiqi vazhdon ta dëmtoj Kosovën në çdo aspekt, shteti shqiptar nuk bën të hyj në marrëveshje rajonale me Serbinë, e cila e lë anash Kosovën. Si rezultat i dështimit në postet e tyre, Edi Rama me “mini-shengen” dhe Hashim Thaçi me biseda për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, po marrin iniciativa personale për të qenë personalisht në qendër të vëmendjes mediale.Treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur, në kohën kur mendësia qeverisëse në Kosovë ka ndryshur me kryeministrin në ardhje, z. Albin Kurti, i cili për dallim nga ta nuk e ka në agjendë interesin personal, por interesin shtetëror.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.