Lindrit Misini pas ikjes së trajnerit: Trepça është mbi të gjithë, ne jemi kampion me Ilir Selmanin

Publikuar më:

Nënkryetari i KB Trepçës, Lindrit Misini ka insistuar se ekipi nga Mitrovica do ta fitojë titullin e kampionit me Ilir Selmanin.

Selmani të mërkurën ka zëvendësuar trajnerin nga Turqia, Engin Gençoglu, largimi i të cilit u konfirmua edhe nga klubi.

Gençoglu pasi u kontaktua nga KOHA pas largimit të tij, kërkoi që të gjitha pyetjet t’i adresohen nënkryetarit Misini. Trajneri nga Turqia ka insistuar se të gjitha pyetjet për largimin e tij të papritur t’i bëhen Misinit, i cili sipas tij ka përgjigjet. E nënkryetari Misini, në një prononcim të shkurtër për KOHËN, nuk ka komentuar largimin e turkut, por ka folur për madhështinë e Trepçës dhe kurorëzimin e saj me titullin e kampionit.

“Trepça është mbi të gjithë. Trepça është emër i madh. KB Trepça është klub, i cili askush nuk është mbi të. Ne jemi kampionë me Ilir Selmanin. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, ka thënë shkurt Misini.

Trepça të enjten mbrëma e pret Pejën në Mitrovicë për ndeshjen e tretë të serisë finale. Aktualisht, rezultati është 1:1 pas dy ndeshjeve të luajtura.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.