LDK-ja e Mitrovicës këtë javë bën koalicion me AKR-në e PD-në

Publikuar më:

Lidhja Demokratike e Kosovës sapo ka krijuar Qeverinë në qendër, ka nisur hapa nëpër komuna. E para që ka nisur disa të tillë, është dega e Mitrovicës.


Siç merr vesh “Jepi zë”, LDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion me AKR e PD.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave dhe në esencë ka ngritjen e një opozite ndaj Agim Bahtirit të VV-së dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

“Jepi zë” ka siguruar dokumentin ku tregohen detaje të marrëveshjeve.

Kjo marrëveshje, sipas burimeve brenda LDK-së, i sjell disa asamblistë grupit të LDK-së që do të krijonin numër të madh të votave në Kuvend Komunal.

Vlen të theksohet se edhe një asamblist që ishte në VV, do të kalojë gjatë kësaj jave në LDK.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.