LAJMI I FUNDIT: Vdes një person e lëndohen tre të tjerë në fshatin Novosellë

Publikuar më:

December 26, 2022 02 Press

Një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar të hënën, në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për KOHËN se për aksidentin është njoftuar në orën 07:45.


“Policia e Kosovës është njoftuar për aksidentin në orën 07:45. Në fshatin Novosellë të Pejës, dy vetura janë përfshirë në aksident. Tre persona janë dërguar për trajtim në Prishtinë, ndërsa njëri është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Në aksident është i përfshirë edhe një zyrtar policor”, deklaroi.

Policia po kryen hetimet mbi rastin

JU REKOMANDOJMË