LAJMI I FUNDIT: U dyshua për zjarr në “Neptun” në Mitrovicë, Policia e Zjarrfikësit dolën tek dyqani

Publikuar më:

Policia dhe Zjarrfikësit ishin parë sonte tek dyqani i Neptun në Mitrovicë.

Një sigurim kishte njoftuar zjarrfikësit me dyshimin për zjarr, pasi kishte parë tym, shkruan “Jepi zë”.

Me të ardhur zjarrfikësit, u kuptua se bëhej fjalë për avull dhe nuk kishte asgjë të rrezikshme.

Menaxhmenti i Neptun i ka konfirmuar “Jepi zë” se ka kaluar rreziku dhe ishte vetëm panik.

JU REKOMANDOJMË