LAJMI I FUNDIT: 2 të plagosur në Mitrovicë

Publikuar më:

Para pak minutash janë shkrepur disa plumba në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë.

Dyshohet se nga arma janë plagosur dy persona, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka mësuar se deri tek shkrepja e armës erdhi pas një kacafytje në afërsi të një lokali në këtë rrugë.

Policia dhe ambulanca janë parë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet për shëndetin e të plagosurve.

Duhet theksuar se vetëm gjatë kësaj jave, “Jepi zë” ka raportuar disa raste kur janë përdorur armët, dy nga to kanë ndodhur netët e fundit në Shipol.

JU REKOMANDOJMË