“Jepi zë” sot raporti për një vdekje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Mësohet se viktima është Shemsedin Raça, i cili jetonte në Gjermani por kishte ardhur për pushime në Kosovë.
Vdekja e tij po konsiderohet si e dyshimtë, dhe këtë e ka komfirmuar zëdhënësi, Avni Zahiti.
“Sot, rreth 13:20, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën “Mbretëresha Tetutë” në banesën e tijë është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 81 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, ka thënë Zahiti për Jepi zë







