Bari Selimi ishte një nga djemtë më të përgatitur në fushën e marketingut online dhe teknologjisë, dhe një individ me energji dhe pasion të jashtëzakonshëm për zhvillimin e këtyre fushave.
Bari ka lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në jetën e të gjithëve që e kanë njohur.
Angazhimi i tij i palodhshëm dhe shpirti i tij krijues do të mbeten gjithmonë të paharruara për ata që e kanë pasur privilegjin ta njihnin.






