Ky është personi që dyshohet se kërcënoi me jetë avokatin Halimi

Publikuar më:

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rast kërcënimi ndaj avokatit kosovar, Mahmut Halimi. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Agim Musliun, 45-vjeçar.

Musliu dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në adresë të Halimit, duke i kërkuar atij që të tërhiqet nga mbrojtja e një rasti.

45-vjeçari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’

JU REKOMANDOJMË