Sot papritmas ka dhënë dorëheqje trajneri turk i KB Trepçës, Gençoglu.
Ky veprim i tij u bë një ditë para ndeshjes së tretë kundër KB Pejës që do të zhvilohet nesër në Minatori, shkruan Jepi zë.
“Jepi zë” ka siguruar foton nga trasnporti i trajnerit turk, që u bë nga një taksist i njohur në Mitrovicë.
“Kingu po ikkk” ka shkruar në foton e postuar nga taksist, shkruan Jepi zë
Nesër dhe në ndeshjet e ardhshme pritet që klubin ta udhëheqin legjendat e basketbollit mitrovicas, Ilir Selmani, Besim Braha, dhe Brahim Veseli.
Pas dështimit në ndeshjen e fundit ndaj KB Pejës, duket se trajneri turk mori këtë vendim që të largohet nga klubi mitrovicas, KB Trepça, shkruan Jepi zë.
Ndryshe trajneri Gençoglu arriti që me Trepçën ta fitoj kupën e Kosovës dhe ta siguroi finalen e Play Off-it.