Ky është mitrovicasi që tentoi ta vrasë gruan me sëpatë

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në rrugën ‘Dibra’ në Mitrovicë, ku një burrë dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij duke tentuar që ta godas me sëpatë. I dyshuari u arrestua dhe përfundoi në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.D, 54-vjeçar, ndaj të cilit është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

Sinjali mëson nga burimet brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë dhe Dërvari tashmë ndodhet nën masën e paraburgimit për 30 ditë.

54-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Por si kishte ndodhur ngjarja?

Gjithçka dyshohet se ndodhur në orët e pasdites, në shtëpinë e tyre, kur para syve të fëmijëve, i A. D. mori një sëpatë dhe tentoi ta godas bashkëshorten e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja është viktimë e dhunës në familje që një kohë të gjatë, pasi burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike, por deri në këtë pikë nuk kishte eskaluar asnjëherë.

Sinjali mëson se rasti që ndodhi dje tronditi gruan dhe fëmijët e saj, të cilët e shpëtuan nënën, kur babai i tyre iu vërsul për ta goditur me sëpatë dhe ata ndërhynë, para se të ndodhte diçka më e rëndë për gjithë familjen.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, motiv i dhunës që ajo po përjeton janë telashet me bashkëshortin, që kanë ardhur si rezultat i xhelozisë së tij, që kaloi në dhunë fizike.

Të fundit

Europoli dhe sistemi – ETIAS Europoli

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Termet kriminalitet, krim, kriminel kanë për të mbetur njësoj për aq sa ka jetë në tokë. Por, metoda...

Lajme të tjera