Ky është 32 vjeçari që u aksidentua tek “Dudi kërrshi”, ishte i zhdukur që nga dje

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka dalë nga rruga.

Ai ishte me motor dhe ka humbur kontrollin, duke rënë në humnerë, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë” mëson se i aksidentuari ishte i zhdukur që nga dje, dhe kërkohej nga familja.

32 vjeçari i aksidentuar është Ivan Milosevic, dhe po udhëtonte nga Beogradi në Graçanicë.

I lënduari është dërguar në Spital, dhe nuk dihet për gjendjen e tij.

JU REKOMANDOJMË