Ky dyshohet të jetë dorasi i vrasjes së dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

Publikuar më:

Një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se i dyshuari është Arsim Morina.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria.

”Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.


Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Periskopi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.