KQZ sipas të gjitha gjasave nesër mund të dalë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale.
E nëse nuk ka ndonjë ankesë nga ndonjë subjekt apo kandidat, rezultatet mund të certifikohen brenda jave, shkruan Jepi Zë.
Pas certifikimit shtrohet pyetja se kur nis punën kryetari i ri Bedri Hamza dhe cilat janë procedurat.
Qartësime për këtë jep Ligji për Vetqeverisjen Lokale në nenin 42.
“Mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”, thuhet në neni 42.2 të ligjit për qeverisje lokale.
Pra është në diskrecionin e kryetarit të ri se kur brenda 15 ditësh nga certifikimi do thërrasë mbledhjen inauguruese të kuvendit komunal.