Kosovari voziti 193km/h në zonën ku lejohet 80, Policia i merr lejen dhe e dënon ashpër

Publikuar më:

Një shofer e ka marrë një dënim të ashpër pasi shkeli rëndë rregullat e komunikacionit.

Në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80, ai po vozite 193km/h, shkruan “Jepi zë”.

Policia e Kosovës ia ka marrë lejen për tre muaj, si dhe e ka dënuar me 300 euro dhe 5 pikë negative.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

JU REKOMANDOJMË