Kosovari ia ndërron bravën e derës një kosovari tjetër në Mitrovicë, ia kishte 200 euro borxh

Publikuar më:

Një kosovar nga Mitrovica e Veriut ka informuar Policinë, se një kosovar tjetër i ka ndërruar bravën derës së banesës ku ishte duke banuar.

Sipas ankuesit, i njëjti nuk ka lejuar që ai të merr gjësendet e tij, me arsyetim që ai i kishte borxh rreth 200 euro.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ndërruar bravën derës së banesës ku ishte duke banuar ankuesi dhe i njëjti nuk ka lejuar që ai të merr gjësendet e tij, me arsyetim që ankuesi i kishte borxh rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.

JU REKOMANDOJMË