Kosova i mundëson SHBA-së krijimin e një baze të përhershme ushtarake

Publikuar më:

Mnistri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, zhvilloi në Pentagon një takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.

Në këtë takim, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Mehaj ka ofruar mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, shkruan Jepi Zë.

Sipas Mehajt, një bazë e tillë do i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.

Ndërkaq nënsekretari Kahl, nga ana tjetër, e ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, duke theksuar se “vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare”.

Në këtë takim miqësor është vlerësuar lart edhe partneriteti kosovar-amerikan në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt dhe pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen e forcave të NATO-s “Defender- Europe’21”.

JU REKOMANDOJMË