Komuna bën “filma”: Tërë verën e la të punojë, kur e mbylli lokalin shkuan për ta liruar hapësirën

Publikuar më:

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit, ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.


Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarë tjerë, pa leje nga organi kompetent.

Prandaj zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit i cili është lëshuar me datë 31.10.2019, dhe në bazë të nenit 148 dhe 152 të ligjit Nr.05/031, ku me këtë rast kanë bërë sekuestrimin e kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, që ishin vendosur përgjatë lokalit dhe të cilat ishin të vendosura në hapësirat publike, pa lejen paraprake nga organet kompetente.

Mirëpo, siç kanë raportuar disa dëshmitarë, Komuna ka vepruar mjaft vonë dhe kur lokalin e ka mbyllur pronari.

Siç mëson “Jepi zë”, ky lokal ka punuar gjithë verën pa asnjë pengesë, dhe Komuna ka vepruar vetëm kur pronari e ka mbyllur lokalin me dëshirë.

JU REKOMANDOJMË