Kjo është arsyeja pse Njësia Speciale rrethoi degën e PTK-së në Mitrovicë

Publikuar më:

Para pak minutash, policë të shumtë të njësisë speciale janë parë afër postës kryesore në Mitrovicë.

Burime brenda PTK-së kanë bërë të ditur se forcat speciale të policisë kanë zbarkuar në zyre të tyre për arsye se është realizuar një transfer parash.

Mëson nga Veriu se fjala është për mjetet financiare të kategorive sociale, arritja e të cilave në PTK është paraparë të bëhet nën përcjelljen e policisë, për shkak të disa grabitjeve që kanë ndodhur muajve të fundit në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË