Kjo është 71 vjeçarja që u godit për vdekje mbrëmë në Zhabarë

Publikuar më:

Në orët e pasditës së djeshme ndodhi një aksident, ku mbeti e vdekur një grua.

E siç kanë bërë të ditur familjarët, gruaja e aksidentuar mbrëmë është Xhezide Azemi-Beshiri, e cila do të varroset sot, shkruan “Jepi zë”.

“Xhezide Azemi – Beshiri ndërroi jetë me datën 04.12.2021, në moshën 71 vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 05.12.2021, në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm. Namazi i xhenazës falet te varrezat e reja të Vinarcit të Epërm, në orën 13:54 ( me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjes.

 

Duhet theksuar se Policia ka arrestuar dje shoferin që goditi për vdekje të moshuarën.

Siç raportoi “Jepi zë”, aksidenti ndodhi në një zonë të Zhabarit ku aksidentet janë të shpeshta.

JU REKOMANDOJMË