Këto janë tri lokalet në Mitrovicë që u gjobitën nga Inspektorati, njëri pronar u arrestua

Publikuar më:

Zyra regjionale në Mitrovicë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë vikendit ka realizuar 108 kontrolle për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti COVID 19.

Në ketë kontrolle janë shqiptuat 13 gjoba juridike për lokale të gastronomisë të cilat nuk kanë respektuar masat sipas vendimit të fundit të qeverisë.

Po ashtu është hasur edhe në një organizim familjar i cili është ndërprerë. Për shkak të pengimit në punë të inspektorëve pronari i subjektit është arrestuar.

“Jepi zë” ka siguruar edhe fotografitë e lokaleve që janë dënuar, të cilat në vazhdimësi po shkelin masat anti-covid.

“Ftojmë gjithë qytetaret dhe operatoret ekonomikë qe të respektojnë masat gjatë festave të fundëvitit sepse ne të kundërtën do të përballen me organet ligjëzbatuese. Festoni duke mos rrezikuar shëndetin tuaj”, kanë thënë nga AVUK.

JU REKOMANDOJMË