Këta janë 2 të arrestuarit për plaçkitjen dhe vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Publikuar më:

Mbrëmë rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u krye në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, plagë e cila edhe i mori jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arritur të arrestojë dy personat e dyshuar për grabitje dhe vrasje, që u mësua se janë të moshës 19 dhe 30 vjeçare.

Gazeta “Jepi zë” mëson se dy të arrestuarit janë Muhamet Hasani, 19 vjeçar, dhe Gramos Rexha i moshës 30 vjeçare.

Edhe Policia e Kosovës gjatë para ditës kanë konfirmuar dhe të arrestuarit janë me iniciale M.H dhe G.R.

“Mbi bazën e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, dyshimet janë ngritur se dy të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dyqanin e viktimës ku gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri prej të dyshuarve ka shtënë dhe ka plagosur viktimën me pasojë vdekjeprurëse. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve M. H.,30 vjeçar dhe G. R., 19 vjeçar, u është caktuar masa e ndalimit policor”, thanë Policia e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË