Këta 2 persona po kërkohen nga Policia për vrasjen e Oliver Ivanovic

Publikuar më:

Dy persona ende të paidentifikuar për policinë po kërkohen nga ana e këtyre të fundit.

Duke shpërndarë fotografitë e të dyshuarve policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.Me anë të një njoftimi thuhet se në vazhdën e hetimit të vrasjes së politikanit serb në Kosovë para selisë së partisë së tij, Oliver Ivanoviqit, po kërkohen edhe dy personat të cilët mund t’i shihni ne fotografitë më poshtë.

Të dy të personat ende të paidentifikuar, dyshohen se kanë lidhje me rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, Oliver Ivanovic u vra para gati dy vitesh para zyrës së tij në rrethana akoma të paditura.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.