Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka qenë cak i kanosjes të premten në sheshin “Hasan Prishtina” në këtë qytet.
Për rastin tashmë janë vënë në dijeni organet e rendit dhe si rezultat një person ka përfunduar në prangat e Policisë.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, Idrizi është kërcënuar përmes telefonit, për motive që akoma nuk dihen – por që dyshohet se lidhen me punën.
Përballë kësaj situate, Idrizi ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë për kërcënimet ndaj tij.
Pas raportimit të incidentit, i dyshuari është identifikuar dhe është siguruar prezenca e tij, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.