Kçiqi sërish në panik: Shfaqen hajnat në fshat, banorët thërrasin Policinë

Publikuar më:

(Fotografia është ilustrim)

Vitin e kaluar, banorët e fshatit Kçiq i Madh detyroheshin të bënin roje nga hajnat.

Të njëjtët banorë, janë ankuar në “Jepi zë” se hajnat janë shfaqur sërish në fshat.

Sipas tyre, persona të dyshimtë janë parë në zona të fshatit, për çka kanë njoftuar Policinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Jepi zë” se patrullimi është kryer në fshat pas thirrjes nga banorët.

Zëdhënësi Avni Zahiti i ka thënë gazetës se qytetarët kanë njoftuar Policinë por, sipas tij, nuk janë konfirmuar vjedhjet.

Ai ka shtuar se banorët kishin dyshime se hajnat ishin parë në fshat, ndërkohë që rasti nuk është hapur meqë nuk është kryer ndonjë vjedhje.

JU REKOMANDOJMË