KB Trepça po përgatitet dy herë në ditë para gjysmëfinales

Publikuar më:

Liderja e stinorit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar, Trepça po vazhdon me përgatitje intenzive para serisë vendimtare gjysmëfinale në kërkim të titullit kampion.

AsistiOnline.com ka mësuar se ekipi mitrovicas po stërvitet intenzivisht dy herë në ditë në mënyrë që të jetë sa më i gatshëm për pjesën vendimtare të sezonit, derisa prej ditësh është duke pushuar me ndeshje pasi e ka siguruar direkt fazën gjysmëfinale të play off-it.

Trepça ka treguar formë të jashtëzakonshme në pjesën e rregullt të edicionit, duke rradhitur 25 fitore rradhazi dhe duke e siguruar pozitën e parë disa javë para mbylljes së garave andaj shihet si favorite për ta fituar titullin e kampionit.

Ka 13 vite që mitrovicasit e presin këtë trofe të çmuar të basketbollit kosovar, derisa vitin e kaluar ishin mposhtur në seri finale nga Peja 2-3 me fitore e sivjet janë më të mobilizuar se kurrë më parë që t’ia arrijnë qëllimit.

Trepça sivjet ka fituar tripletën ende pa u mbyllur stinori, duke ngritur Superkupën, Kupën dhe Ligën Unike.

Në gjysmëfinale e cila fillon të dielën, Trepça e pret fituesin e serisë çerekfinale mes Prishtinës dhe Vëllaznimit e cila luhet nesër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.