KB Trepça sot pritet të fillojë fazën e PlayOff-it, ndërsa si vendas pret KB Bashkimin nga Prizreni.
Pas kalimit të kësaj faze hapet gara për titullin ku në garë pritet të mbesin, KB Trepça, KB Ylli, KB Peja dhe KB Prishtina, shkruan Jepi zë.
Njëra nga këto katër skuadrat pritet të bëhet kampion, ndërsa edhe KB Trepça i hynë kësaj gare me synimin për trofe, dhe këtë e ka deklaruar edhe trajneri turk.
Sot klubi përmes faqe zyrtare ka publikuar edhe foton e basktebollistëve me të cilët KB Trepça do të paraqitet në këto ndeshje, shkruan Jepi zë.

“Green for the Win” është mbishkrimi i fotos, të cilës i prin kapiteni, Valdrin Haxhiu./ Jepi zë.






