KB Trepça dënohet me 1100 euro për shkak të gjuajteve nga disa tifozë që dëmtojnë klubin dhe parketin e sallës

Publikuar më:

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet nga ndeshja e pestë finale, mes Trepçës dhe Pejës, e zhvilluar më 18 maj.

Kjo ndeshje u zhvilluar në palestrën “Minatori”, teksa u fitua nga pejanët, të cilët edhe u shpallen kampionë të Kosovës.

Nga kjo ndeshje, klubi i Trepçës është dënuar në total me 1100 euro. Kurse, lojtari i tyre, Drilon Hajrizi, me 400 euro.

Pa dënime nuk shpëtuan as anëtarët e klubit të Pejës. Trajneri i kësaj skuadra, Yoram Hadar, u dënua me 50 euro.

Kapiteni i “verdhezinjve”, Arti Hajdari, me 200 euro – ashtu si edhe Jalen Tate.

JU REKOMANDOJMË