KB Prishtina në krizë për tifozë: Klubi ndan shpërblime deri 300 euro vetëm që mbushet salla kundër KB Trepçës

Publikuar më:

KB Prishtina po “vuan” për tifozë në sallën ku luajnë basketbollistët prishtinas, për dallim nga Mitrovica, ku tifozët e stërmbushin palestrën, madje shumë mbesin jashtë në mungesë të biletave.

Gjirafa për ta mbushur sallën ku do luhet ndeshja KB Prishtina-KB Trepça, ka ofruar shpërbilime për ata tifozë që do të shikojnë këtë përballje, shkruan Jepi zë

Klubi prishtinas në bashkëpunim me këtë kompani do të ndajnë shpërblime nga 30 euro deri 300 euro.

Një veprim të ngjajshëm nga KB Prishtina ishte bërë edhe në ndeshjen e kaluar kundër KB Trepçës, duke shpërndarë pije gratis vetëm që salla të mbushej me tifozë, ndërsa në Mitrovicë qëndron krejt tjetër situatë. Qytetarët nuk arrijnë të gjejnë bileta nga interesimi i madh, ani pse nuk ka kurfar shpërblimi./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË