Kapet hajni që grabiti “Moneygram” në Mitrovicë me armë lodër

Publikuar më:

Një person ka grabitur një pikë të Moneygramit në Mitrovicë me një revole lodër.

Zëdhënsja e Policisë Fexhrije Pllana ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është gjetur një sasi e të hollave, bashkë me një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen.

“E kemi një rast grabitjeje në rrugën Shemsi Ahmeti. I dyshuari fillimisht ka ikur, por Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe më pas ta arrestojë”, konfirmon Pllana.

“Të dyshuarit i është konfiskuar sasia e të hollave për të cilat dyshohet se i grabiti dhe një revole lodër me të cilën dyshohet se e kreu grabitjen”, tha Pllana

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.