Ish ushtari i UÇK dhe FSK, Bekim Metaj, provokohet nga disa serbë në Lipjan, i bën për spital katër prej tyre – Policia i arreston të gjithë

Publikuar më:

Ish-ushtari i UÇK-së ka rrahur 4 persona të komuniktetit serb në Magurë.

Ish-ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Bekim Meta, ka deklaruar se është fyer dhe provokuar nga një person në Magurë, për të cilin pretendon se ka qenë pjesëtar i forcave paramilitare serbe dhe se dyshohet për përfshirje në masakrat e Ribarit dhe Hallaqit.

Sipas Metës, personi i është drejtuar me fjalët: “Boll e keni hangër Kosovën për 26 vite, tash jemi kthyer e shihni kush dominon këtu.”

Meta e ka cilësuar rastin si tejet shqetësues dhe ka kërkuar reagim nga institucionet e Kosovës, duke u bërë thirrje që të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë, rendin dhe zbatimin e ligjit.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar apo i provokuar në vendin për të cilin ka luftuar.

Për incidentin, Policia ka arrestuar të gjithë të përfshirët. 4 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore.

JU REKOMANDOJMË