Paralajmëron gazetari Istrefi, vendimi për Thaçin e të tjerët mund të shtyhet

Publikuar më:

Gazetari Dibran Istrefi ka paralajmëruar se shpallja e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit mund të shtyhet përsëri.

Istrefi ka thënë se ka vënë re disa lëvizje të cilat mund të arsyetojnë vendimin për një shtyrje tjetër të procesit në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

“Kane qene disa levizje “speciale” kohet e fundit, te cilat kane lene te kuptohet se vendimi per Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin mund te shtyhet serish. Kjo eshte verejtur permes disa video-mesazheve te leshuara nga Gjykata Speciale, duke u munduar te tregojne se si i kane respektuar te drejtat e te paraburgosurve. Natyrshem, kjo ka ardhur edhe si pasoje e tronditjes qe i shkaktoi Gjykates dhe Prokurorise Raporti i Komitetit per te Drejtat e Njeriut i Dhomes se Avokateve te Anglise dhe Uellsit. Por tendenca duket se eshte qe aktgjykimi te shtyhet serish”, ka shkruar Istrefi në një postim në Facebook.

Ai ka sqaruar rregullin e procedurës, duke potencuar se në kod nuk është paraparë një shtyrje tjetër e afatit për shpalljen e vendimit.

“Derisa per heren e pare Rregullorja e Procedures dhe Proves percakton afatin 60-ditor, per heret e tjera rregullorja nuk percakton nje afat strikt se sa mund te shtyhet shpallja e aktgjykimit. Kjo i bie se PROCESI mund te zvarritet sa t’i teket Gjykates (ose dreqi e di kujt). Nje gje e tille nuk duhet te pranohet dhe nuk duhet te lejohet”, thuhet në postimin e tij.

Në nëntor të këtij viti bëhen gjashtë vjet prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

JU REKOMANDOJMË