Dyqanet e Mitrovicës iu vendoset dryri çdo të diel, e kjo po i leverdisë më së shumti dyqaneve të Vushtrrisë.
Qytetarë të Mitrovicës e kanë kritikuar vendimin e Inspektoratit të Komunës, që drejtohet nga Hysni Ahmeti, lidhur me këtë vendim.
“Vendimi po i dëmton bizneset e Mitrovicës. Vushtrria po bllokohet nga mitrovicalitë”, ka thënë ai.
Sipas tyre, vendimi i Inspektoratit ka bërë që klientët të derdhin mijëra euro në Vushtrri.
E pamjet që ka siguruar “Jepi zë”, shihet se magjistralja është e ngarkuar tek vendet ku janë marketet.
Sidoqoftë, vendimi i Komunës ishte sfiduar nga disa biznese, e madje ishte organizuar edhe një protestë e cila u anulua më pas.