Inicialet dhe mosha e hajnave që vranë me armë Ali Malokun në Mitrovicë

Publikuar më:

Mbrëmë rreth orës 22:24, të datës 28 dhjetor 2021, policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Mbretëresha Teutë në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga ana e dy të dyshuarve i plagosur në dyqanin e tije kishte mbetur viktima /mashkull kosovar të cilin me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se i plagosurit, viktima A. M., 58 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe dy gëzhoja, ndërsa per një kohë të shkurtër janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar një armë pistoletë, dorëza, një thikë dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me veprën penale.

Mbi bazën e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, dyshimet janë ngritur se dy të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dyqanin e viktimës ku gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri prej të dyshuarve ka shtënë dhe ka plagosur viktimën me pasojë vdekjeprurëse.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve M. H.,30 vjeçar dhe G. R., 19 vjeçar, u është caktuar masa e ndalimit policor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.