Incident në Mitrovicë: Një burrë ua drejtoi armën disa personave, ata e sulmojnë me sakicë

Publikuar më:

Një incident ka ndodhur dje rreth mesditës në rrugën “Sylejman Vuqitërna”.


Një person ua ka drejtuar armën disa të tjerëve, duke i kërcënuar, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, as viktimat nuk qëndruan duarkryq. Ata kapën sakicën dhe sulmuan personin me armë.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Rr. Sylejman Vuqiterna, Mitrovicë 07.05.2021 – 13:13. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë me revole viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes viktimat kanë sulmuar të dyshuarin duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, personi i dyshuar ka përfunduar në spital nga plagët që mori nga sakica.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.