Incident në Mitrovicë, dyshohet se një grua sulmoi me thikë një burrë

Publikuar më:

Një incident dyshohet se ka ndodhur para pak minutash në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Një dëshmitar me iniciale Sh.H i ka thënë “Jepi zë” se në incident janë përfshirë një burrë dhe një grua.

Sipas tij, gruaja e ka goditur dy herë me thikë burrin në fjalë, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Dëshmitari thotë se ata nuk ishin familjar, duke shtuar se nuk ka dijeni për arsyen e incidentit. Ai thotë se njoftoi Policinë.

Pak minuta më pas, Policia ka arrestuar të dy personat për përfshirje në incident.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.