Imer Mushkolaj uron veteranët e vërtetë, por ka disa fjalë: Turp për ata që blenë certifikata me pare

Publikuar më:

Analisti Imer Mushkolaj ka zgjedhur Ditën e Veteranit, për të kritikuar personat që kishin mashtruar me certifikatat e veteranëve.

“Sot është Dita e Veteranit të UÇK-së. Urime krejt veteranëve të vërtetë e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fitu me dallavere”, ka shkruar Mushkolaj.

Madje ai ka shtruar pyetjen se si ndihen ata që me të vërtetë luftuar, e që përfitojnë e vlerësohen njësoj sikurse edhe mashtruesit.

“Sot është Dita e Veteranit të UÇK’së. Urime krejt veteranëve t’vërtetë, e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fitu me dallavere, e kanë ble me pare dhe paguhen me pare tonat. Athu qysh nihen sot ata që përnime kanë luftu, por që përfitojnë e vlerësohen njësoj si mashtruesit ordinerë?”, ka shkruar Mushkolaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.