Këta janë dy personat e arrestuar që dyshohet se vodhën te pompa ‘Veda Petrol’

Publikuar më:

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Policia ka arritur të intervenojë dhe si rezultat, dy personat e dyshuar kanë rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë Agron Kaloshi dhe Veton Bucaliu.

Sinjali mëson se të njëjtit po dyshohen se kanë kryer vjedhje dhe më pas kanë tentuar të ikin, por Policia ka arritur t’i kap.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë kërcënuar e madje edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, thonë të njëjtat burime.

Dy të rinjtë e arrestuar janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.