Ilir Selmani flet për “Jepi zë”, tregon gjendjen e Gordon pas lëndimit

Publikuar më:

Andrew Gordon është në pikëpyetje ende nëse do të mund të luajë në ndeshjen e fundit të finales kundër Pejës.

Kjo pasi ende nuk dihet shkalla e lëndimit që pësoi dje në ndeshjen me Pejën, shkruan “Jepi zë”.

Për këtë gjë, “Jepi zë” e ka pyetur trajnerin Ilir Selmani, i cili ka treguar se ende nuk e dijnë gjendjen e Gordonit.

Selmani ka thënë se stafi sot do të tregojnë gjendjen e Gordon dhe nëse ai mund të luajë ndeshjen e pestë.

“Stafi mjekësor i ekipit, sot e konstaton gjendjen e lojtarit në fjalë dhe na japin përgjigje se si është situata e tij”, ka thënë Selmani për “Jepi zë”.

Kujtojmë që ndeshja e fundit do të luhet të enjten, pasi dje u barazua rezultati me ndeshje në 2-2./jepize.com

JU REKOMANDOJMË