I riu nga Deçani me lot në sy: Nazlija në takimin e fundit më tha se bashkë do t’ia dalim

Publikuar më:

19 vjeçarja Nazlije Sherifi ka vdekur dje pas një sëmundje të rëndë. Asaj i duhej transplanti i veshkës, të cilën vendosi të ja dhuroj i riu nga Deçani, Valmir Aliçkaj.


Por dita ditës gjendja e saj shëndetësore veçse u keqësua. Kësisoj e njëjta nuk arriti t’u bëjë ballë problemeve shëndetësore.

Pas varrimit të Nazlijes, ka folur Valmir Aliçkaj, i riu nga Deçani që i ofroj veshkën 19-vjeçares Nazlije Sherifit e cila vdiq në pritje të transplantit.

Valmiri me lot në sy ka thënë se në takimin e fundit Nazlija i ka thënë se do t’ia dalin bashkë dhe me ndihmën e Zotit.

“Mu ka dok shumë shokuese si me pa humbur familjarin më të dashur për mua. Ka qenë shumë pozitive për jetën, asnjëherë nuk e mendonte vdekjen. Ka qenë shumë pozitive, kurrë se kemi menduar që do të vije vdekja te ai person. Dëshirat më të mëdha i kishte të takojë familjen time, të vinte në Deçan, të vazhdonte fakultetin. Takimin e fundit më thoshte vëlla kemi me ja dalë bashkë, shpresat i kam të tij dhe te Zoti”, ka thënë Valmiri në T7, shkruan Reporteri.net.

Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se 19 vjeçarja ka vdekur nga coronavirusi, por vëllai i Nazlijes, Ilir Sherifi, mohon që motra e tij të ketë qenë e infektuar me virusin SARS CoV-2.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.