I mituri kosovar nervozohet me Policinë, e dëmton veturën me shqelma

Publikuar më:

Një i mitur dyshohet se e ka dëmtuar veturën zyrtare të Policisë së Kosovës duke e goditur me këmbë në shenjë revolte pas arrestimit të një dyshuari.


Rasti ka ndodhur mbrëmë pasi zyrtarët policorë kishin hasur në rezistencë nga i dyshuari i cili është arrestuar.

Si pasojë, gjatë ballafaqimit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta.

Po ashtu lëndime ka pësuar edhe viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

JU REKOMANDOJMË