Sot në mesditë është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Lirigzon Sogujeva recidivist i grabitjeve me armë në vende të ndryshme dhe emër i njohur për Policinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, ku thonë se të dyshuarin e kanë arrestuar në Obiliq dhe se është i plagosur me armë zjarri.
Si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit, i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri. Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.
Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.








