Hysni Gucati akuzon Bekim Ilazin dhe Nexhmi Halimin për linçim: Le t’i verifikojë Prokuroria, përndryshe përgjegjësi ligjore

Publikuar më:

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se që nga kthimi i tij nga Haga është përballur me një fushatë të organizuar linçimi publik.

Ai ka përmendur me emër Bekim Ilazi dhe Nexhmi Halimi, për të cilët tha se, bashkë me persona të tjerë, po publikojnë akuza të rënda ndaj tij. Sipas Gucatit, ndaj tij janë hedhur pretendime për përvetësim tokash, vjedhje milionash dhe lidhje me persona serbë, të cilat i cilësoi si të pavërteta dhe fyese për integritetin e tij.

Gucati i bëri thirrje Prokurorisë dhe Gjykatave që të nisin menjëherë hetimet, duke kërkuar që çdo pretendim të trajtohet institucionalisht. Ai theksoi se nëse nuk paraqitet asnjë fakt, personat që kanë bërë akuzat duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për shpifje.

Në reagimin e tij, ai kërkoi gjithashtu nga organet përgjegjëse të zbardhin prapavijën e sulmeve, duke shtuar se përballja, sipas tij, do të bëhet në gjykatë.

JU REKOMANDOJMË