Helmohen 11 nxënës në shkollën teknike në Mitrovicë

Publikuar më:

Njëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme teknike në Mitrovicë, të cilët dyshohet se janë helmuar sot gjatë mësimit duke shfaqur simptoma të djegieve të syve, pas trajtimit mjekësor në spital, janë liruar.


Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në shkollën e mesme teknike ‘Arkitekt Sinani’ në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, dyshohet se njëri prej nxënësve të kësaj shkolle ka spërkatur sprej gjatë pushimit në njërën prej klasave, me ç’rast ka shkaktuar djegie në sy te disa nxënës.

“Një nxënës është arrestuar sot nga policia nën dyshimin se ka përdorur sprej në njërën prej klasave të shkollës së mesme teknike, me ç’rast ka shkaktuar shqetësime shëndetësore te 11 nxënës. Ata pas trajtimit mjekësor janë liruar dhe janë në gjendje të mirë, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Zahiti

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.