Haxhiu: Kemi arritur marrëveshje me një sponsor të jashtëzakonshëm – Trepça e artë po kthehet

Publikuar më:

Në orët e fundit po flitet shumë në rrjetet sociale që KF Trepça ka filluar një riorganizim të madh në futbollin vendor dhe shpreson që të kthehet në Superligë, shkak i investimeve që pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt në këtë klub.

KF Trepça edhe stinorin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, megjithatë pritet të përforcohen dhe organizohen shumë – pasi sipas kryetarit të klubit, Avni Haxhiu, ata kanë arritur marrëveshje me një sponsor gjigant, i cili do t’iu ndihmojë shumë.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Haxhiu potencoi se kanë arritur marrëveshje gojore me një sponsor të jashtëzakonshëm nga Mitrovica, por që ende nuk mund të japin detaje pa u firmosur gjithçka.

“Thuajse marrëveshja është kompletuar, një sponsor i jashtëzakonshëm po vjen, me sponsorimin e tij, besoj se ai do jetë më i forti në klub, për nga çështja financiare, janë nga Mitrovica”, tha Haxhiu.

“Marrëveshja gojore është kryer, nesër apo pasnesër do finalizohet. Unë besoj që Trepça e artë po kthehet. Qysh e ka zakon Trepça. Marrëveshja është e sigurt, Trepça ka me u këndell, ka me konkurruar futbollin në Kosove”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË