Tre fëmijë të moshës së vogël dje kanë vjedhur në paisje elektrike në një banesë në qendër të Mitrovicës.
“Jepi zë” ka siguruar videon nga hyrja e këtyre fëmijëve në ndërtesë të cilët marrin një “Hoverbord elektrik”
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:30, në ndërtesën përball Komunës së Mitrovicës, më saktësisht tek zyret e Wester Union-it dhe disa avokat që janë vendosur.
Familja ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, e cila po merret me kapjen e këtyre fëmijëve.
Ndryshe numri i rasteve të vjedhjeve është duke u rritur, por shqetësuese mbetet fakti se të përshirë janë edhe moshat e vogla.





