Gruaja e rrah burrin e saj, e bën për spital nga goditjet

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:37 minuta ka arrestuar një grua në Prizren, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Në një njoftim të policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË