Grabitja te ‘Veda Petrol’ në Vushtrri, bie në prangat e Policisë edhe i dyshuari i pestë – bastiset shtëpia e tij

Publikuar më:

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ka rënë në prangat e Policisë edhe një i dyshuar për grabitjen te pompa e derivateve “Veda Petrol” në Vushtrri. Disa persona po dyshohen të jenë përfshirë në këtë grabitje, që ndodhi më 1 qershor, në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht janë arrestuar dy të dyshuarit e parë Mendim Munishi dhe Olt Zymberi, e më pas Taulant Pakashtica dhe E.P (i moshës së mitur), ndërsa tashmë është kapur edhe i dyshuari tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se disa njësi policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin F.Krasniqi, pas bastisjeve që u kryen në shtëpinë e tij në Obiliq.

Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar para hetuesve policorë veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në plotni.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.