Gjyshi në Vushtrri tenton të marrë mbesën në përkujdesje, kundër dëshirës së nënës, arrestohet

Publikuar më:

Një person është arrestuar të premten në Vushtrri.

Ai dyshohet se ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së nënës së fëmijës.

Po ashtu, Policia gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË